Asnjë viktimë dhe dhjetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 184.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8 mijë e 446 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118 mijë e 538 doza të vaksinës./UBTNews