UBT News

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar dhjetë raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe 16 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 mijë e 397 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219 mijë e 885 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version