Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies, kështu ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë edhe mëtej me respektim të masave.
Zemaj në Facebook shkroi se ka ndryshim në kategorizimin e komunave. Sipas tij, këtë javë janë vetëm tetë komuna në zonën e kuqe.
“Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave. Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetem 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor. Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku. Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda. Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu”, shkroi ai në Facebook.
I pari i Shëndetësisë potencoi se pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndërsa kujdesi duhet të rritet./UBTNews