Pas një viti përballje me pandeminë, ju keni nevojë ta bëni një pushim të mirë. Fatkeqësisht edhe pse disa kufij janë të mbyllur dhe disa vende po përballen me valën e dytë, të tretë apo katërt, shumica e botës nuk është gati për pushime (ndonëse ka sinjale pozitive). Por ju mund të planifikoni pushimin e ëndrrave!
Nga arratisjet për në ishuj tropikal nga Maldivet në Hawaii, te arratisjet magjepsëse urbane në Sidnei dhe Hollywood dhe Singapor, ju mbase jeni duke ëndërruar – dhe keni kursyer për një pushim të bukur.
Ju njoftojmë me listën prej dhjetë hoteleve më të mira në botë.
The Brando, Polinezia franceze
Nëse doni një pushim të paharrueshëm, nuk mund ta anashkaloni hotelin The Brando. Resorti i largët është i preferuari i të famshmëve si Leonardo DiCaprio, Bradley Cooper dhe Ellen DeGeneres. Edhe ish-presidenti Barack Obama gjithashtu vizitoi këtë ishull pasi u largua nga detyra në vitin 2017. Kim Kardashian organizoi festën e ditëlindjes së 40-të në këtë ishull, tetorin e vitit të kaluar.
W Melbourne, Australi
U hap në shkurt të vitit 2021. W Melbourne është hoteli i parë ndërkombëtar me pesë yje që u hap në Australi – një shenjë shprese për turizmin, ndonëse kufijtë në Australi janë ende të mbyllur.
Sensei Lanai, Lanai – Hawaii
Ky hotel vetëm për të rritur është në ishullin e Lanait në Hawaii. Është shumë paqësor dhe ju bën të ndjeheni sikur të ishit në ishullin tuaj privat.
Hotel Château du Grand-Lucé, Francë
Një vend i mrekullueshëm në Loire Walley të Francës. Ky vend i qetë duket sikur të ishte miliona kilometra larg botës – ndonëse është vetëm 55 minuta larg me tren nga Parisi.
Jack’s Camp, Botsvana
Ky kamp legjendar, i cili u hap në vitin 1993, u mbyll për renovim në vitin 2019 dhe u rihap në janar të vitit 2021 me 10 çadra luksoze të mëdha.
1 Hotel West Hollywood, Los Anxhelos
Hapur në vitin 2019 – vetëm disa muaj para pandemisë – dhomat e këtij hoteli janë disa nga dhomat më të mëdha dhe luksoze në të gjithë Los Anxhelosin, me dekor prej dheu, minimalist-elegant, banjo të lëmuara prej mermeri dhe pamje të pashembullt mbi Hollywood Hills.
Crown Sydney, Australi
Ky hotel që u hap më 28 tetor 2020, pas katër vjetësh konstruktimi, në të u bënë investime në vlerë 1.7 miliard dollarë – është hoteli më i ri dhe luksoz në Sidnei sot.
Grand Hotel Tremezzo, Itali
Posa të hapen kufijtë evropianë, ndalesa juaj e parë duhet të jetë Grand Hoteli Tremezzo, një hotel ikonik në brigjet e liqenit Como.
Soneva Jani, Maldive
Nëse dëshironi një pushim të jashtëzakonshëm, Soneva Jani është zgjidhja ideale.
Raffles Singapore
Ky është një nga hotelet më të mëdha dhe standard për hotelet me pesë yje rreth botës./UBTNews