Dhimbja e shpatullave ndodh në bashkimin e krahut me folenë e shpatullës dhe mund të jetë rezultat i lëvizshmërisë së madhe të nyjës, e cila e bën shpatullën më pak të qëndrueshme.
Stabiliteti mbështetet në katër muskuj të rëndësishëm – supraspinatus, infraspinatus, subscapularis dhe teres minor – të cilët mund të jenë gjithashtu burim dhimbjeje.
Dhimbja e shpatullave është e zakonshme dhe mund të vijë nga:
Dëmtime të mëparshme (tendinitis, sup i ngrirë)
Artrit ose inflamacion
Probleme të qafës ose dhimbje të referuara nga organet e brendshme (zemra, mushkëritë, mëlçia, fshikëza e tëmthit)
Sëmundje sistemike si polymyalgia rheumatica
Simptoma që kërkojnë vlerësim urgjent përfshijnë dhimbje konstante natë e ditë, humbje peshe të shpejtë, ose shfaqje të etheve dhe kufizim të lëvizjeve, që mund të tregojnë infeksion ose malignitet.
Trajtimi i dhimbjes së shpatullave varet nga shkaku, por disa metoda të zakonshme për lehtësim përfshijnë:
Ilaçe anti-inflamatore: NSAID si aspirina, ibuprofeni ose naprokseni, për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin.
Kompresë e ftohtë: Ndihmon në uljen e ënjtjes dhe mpirjen e dhimbjes. Aplikohet deri 20 minuta, deri pesë herë në ditë, duke e mbështjellë me peshqir.
Masazh dhe kompresim: Mbështillja e shpatullës me fashë elastike ndihmon në uljen e dhimbjes, ndërsa një masazh i lehtë lehtëson tensionin.
Trajtimi kërkon identifikimin e shkakut e ndërhyrje mjekësore ose terapi fizike për forcimin e muskujve dhe rikthimin e lëvizshmërisë. /A.Z/UBT News/
