UBT News

Detyruan të miturin t’u sillte para, arrestohen dy vushtrrias

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit dyshohet se kanë detyruar një djalë të mitur t’u sillte 3 mijë e 800 euro.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditë më parë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version