Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit dyshohet se kanë detyruar një djalë të mitur t’u sillte 3 mijë e 800 euro.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditë më parë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.