E vetmja gjë që duhet të merrni në konsideratë është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë pesë ditë dhe ditën e parë mund të ndjeni mungesë energjie. Por ka përfitime nëse e ndiqni në mënyrë dhe kohën e rregullt.
Dita e parë e dietës
Konsiston në konsumin e vetëm të mollës. Është dita ku do të keni pak uri, por dhe ku do të humbni më shumë peshë, rreth 1.5 kg. Por mos u shqetësoni për ushqyesit, pasi mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. As për mungesë energjie mos u shqetësoni pasi trupi do të shfrytëzojë atë që është i magazinuar dhe kjo është arsyeja pse do të humbni më shumë peshë këtë ditë. Në mëngjes dy mollë, në drekë një mollë dhe në darkë 3 mollë.
Në ditën e dytë
Shtohen perimet për të mos pasur uri. Vaji i ullirit furnizon me yndyra që hidratojnë dhe përmirësojnë cilësinë e qelizave. Për shije shtoni kripë deti.
Në mëngjesin e ditës së dytë konsumoni një mollë dhe një gotë qumësht soje. Për drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga dy karrota, një selino e vogël, gjethe mente, kripë dhe piper. Ndërsa në darkë vetëm dy mollë.
Në ditën e tretë të dietës
Trupi do të nisë të marrë proteina të cilësisë së mirë. Mund të shtoni djathtë, vezë apo tofu. Në mëngjes një mollë, dy vezë të rrahura dhe një fetë bukë integrale. Në drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga një kastravec, një domate, gjysmë avokado, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripë e piper. Në mbrëmje një mollë dhe një sallatë të përbërë nga fileto gjeldeti, dy karota, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripe e piper.
Dita e katërt
Parashikon konsumimin e karbohidrateve komplekse. Gjatë ditës mund të pini sa çaj të doni, por rekomandohet çaj jeshil apo çaj i zi. Në mëngjes një smoothie molle, dy rrënjë selino, gjysmë panxhari të kuq të vogël, gjysmë gote qumësht soje. Në drekë një mollë dhe supë thjerrëzash dhe një filxhan çaj të zi. Në mbrëmje një mollë dhe supë perimesh, gjysmë patate të zier dhe një filxhan çaj jeshil.
Dita e pestë dhe e fundit
Parashikon lloje të ndryshme ushqimesh. Nëse keni ndjekur këtë dietë metabolizmi juaj do të jetë përshpejtuar pra do të thotë që i shfrytëzon më mirë substancat që përthith. Mund të zëvendësoni patatet klasike me ato të ëmbla apo thjerrëza e fasule.
Në mëngjes një mollë, dy vezë të ziera dhe perime të pjekura. Në drekë një mollë, peshk në furrë, gjysmë patate të zier dhe perime në avull. Në mbrëmje një mollë, pesë thelpinj arra dhe gjysmë gote qumësht bajamesh. Ajo që rekomandohet gjatë kësaj diete është të pini shumë ujë!/neps.al