Kur bëhet fjalë për bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, pritshmëritë nuk kanë qenë shumë të larta.
Nuk ka pasur asnjë lëvizje për kërkesën e Rusisë që Ukraina të dorëzojë në mënyrë efektive armët e saj dhe të bëhet neutrale dhe që Rusia të pranojë një armëpushim dhe të tërheqë trupat e saj.
Korrespodenti i BBC-së bën të ditur se takimi i nivelit më të lartë deri më tani ka qenë me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, të enjten e kaluar, në Turqi, ku nuk pati asnjë përparim.
Pas një fillimi të ngadaltë, gjuha është bërë më pozitive tani, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ne kemi parë armëpushime të përkohshme. Kievi pretendon se Moska “ka ndalur së përdoruri ultimatumet” dhe “mund të ketë rezultate në ditët në vijim”.