UBT News

Detaje për aksidentin me vdekje në Drenas, viktima është një grua 50-vjeçare

Sot, në Çikatovë të vjetër në Drenas ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në këtë aksident të rëndë ka humbur jetën një femër. Viktima është me inicialet Sh.M e moshës 50-vjeçare.

Detaje përkitazi me këtë aksident kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti

Exit mobile version