UBT News

Detaje nga aksidenti tragjik në Greqi

Treni i pasagjerëve i përfshirë në aksident ishte rreth dy të tretat i mbushur me shumë të rinj, raportoi Reuters, duke cituar njerëzit në vendngjarje.

Rreth 350 persona besohet të kenë qenë në bord.

Selaniku – ku po shkonte ai tren – ka një popullsi të konsiderueshme studentore dhe besohet se shumë kishin destinacion atë pas një pushimi që patën.

Reuters citoi një grua duke thënë se “fëmija im nuk po e hap telefonin” ndërsa ajo priste me ankth në një stacion hekurudhor në Selanik.

Kryeministri i Greqisë tha se vendi do të hyjë në një periudhë zie tre-ditore.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten.

Shoqatat studentore të qytetit po bëjnë thirrje për një hetim të plotë pa “mbulim”, sipas mediave lokale./UBTNews/

Exit mobile version