UBT News

​Dështon të mbahet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Në mungesë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt lidhur me akuzat për korrupsion, të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani Hajra tha se për sigurimin e prezencës së të akuzuarve gjatë ditëve në vijim do të veprohet në përputhje legjislacionet në fuqi, përfshirë edhe lëshimin e urdhër arrestit nëse ka nevojë.

Deri më tani nuk kemi ndonjë dëshmi, që i njëjti [Faruk Mujka] e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Nuk prezanton mbrojtësi i tij, avokati Xhafer Tahiri, i njëjti ka njoftuar se për shkaqe familjare, sot në të njëjtën kohë do të realizojë një vizitë mjekësore jashtë vendit. I pandehuri Hysen Muzliukaj nuk prezanton në gjykatë, por deri më tani gjykata nuk ka pranuar asnjë shërbim postor qe i njëjti e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Ne sallë po ashtu nuk prezanton avokati i tij, i njëjti ka njoftuar se në të njëjtën kohë, në të njëjtën gjykatë ka një seancë tjetër“, tha ajo.

Seanca tjetër do të mbahet më 20 tetor në orën 09:00. Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./D.B/KP

Exit mobile version