UBT News

Dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Nën masa të rrepta sigurie është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Për shkak të mungesës të njërit nga të akuzuarit, Ymer Dragusha, ka dështuar të filloj gjykimi ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerëve lidhur me aktakuzën e re të Prokurorisë Speciale.

Në rasti “KEK”, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z për bashkëkryerjen e veprën me ish-kryeshefin.

Avokatja Sadie Krasniqi ka thënë që nuk ka arritur të kontaktojë me të dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me të.

Ndërsa, avokatët e tjerë u ankuan rreth disa shkresave të lëndës, Prokuroria Speciale në anën tjetër i ka ftuar mbrojtësit që në afatin sa më të shkurtër t’i paraqesin vërejtjen në mënyrë të mos prongolohet çështja.

Sipas Prokurorisë thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Exit mobile version