UBT News

Dështon shitja e Discord tek Microsoft

Platforma e komunikimit Discord i ka dhënë fund bisedimeve me Microsoft dhe planifikon të përqendrohet tek zgjerimi i biznesit si një kompani më vete raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kompania do të fokusohet tek ndërtimi i platformës dhe gjenerimi i të ardhurave nga baza e përdoruesve që është rritur me shpejtësi gjatë pandemisë.

Në Mars u raportua se Microsoft ishte në bisedime për blerjen e Discord për mëse 10 miliardë dollarë. Rrjeti social është rritur bujshëm gjatë pandemisë së Covid-19-ës ndërsa njerëzit po investonin në gaming.

Platforma e cila lejon grupet publike dhe private, është zgjeruar përtej aktiviteteve gaming në lloj lloj komunitetesh si sporti, muzike e madje edhe kriptomonedhat.

Me mbi 140 milionë përdorues, modeli i biznesit distancohet nga rrjetet e tjera sociale si Facebook dhe Twitter që mbështeten tek reklamimi.

Ofron abonime me pagesë Nitro që kushton 99.99 dollarë në vit me emoji të veçanta apo video të rezolucionit të lartë.

Në Dhjetor ngriti 100 milionë dollarë investim privat duke u vlerësuar me 7 miliardë dollarë. /CIO Albanian

Exit mobile version