Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës sot dështoi të mbajë seancën, në të cilën ishte paraparë shqyrtimi dhe votimi i disa pikave të mbetura nga seancat e kaluara.
Deputetët e partive opozitare lëshuan sallën në shenjë kundërshtimi për vlerën e koeficientit në ligjin e pagave, për të cilën qeveria bëri të ditur sot se do të jetë 105 euro.
Pas daljes së deputetëve opozitar, kryetari i Kuvendit konstatoi se nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Ai tha se nesër do të vazhdojnë me seancën e rregullt.