UBT News

Dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi për shkak të mungesës së kuorumit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka mundur të raportojë në Komisionin për Shëndetësi, për shkak të mungesës së kuorumit.

Zemaj tha se është i gatshëm të raportojë para këtij komisioni kurdo që kërkohet nga ai.

“Edhe sot dhe çdo ditë tjetër, jam i gatshëm ta prezantoj gjendjen me një raport informues rreth pandemisë dhe angazhimit tonë kundër virusit Covid 19.Mirëpres bashkëpunimin dhe kontributin Tuaj, në të mirë të shëndetit dhe shëndetësisë së vendit tonë”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version