Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ishte ftuar për të raportuar ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, por që për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja.
Kryesuesja e Komisionit, Eliza Hoxha ka thënë se shtyhet takimi për javën e ardhshme.
Edhe për javën e ardhshme është shtyrë edhe raportimi i Letafete Latifit, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.