Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka ritheksuar se mungesa e pozitës po i shton këto dyshime për keqpërdorime edhe më shumë.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka adresuar ankesa tek partia në pushtet.
“Është hera pestë dhe tashmë është e qartë që ata nuk po duan të marrin pjesë në këtë komision për të zbardhë të vërtetën. Nëse mendojnë se janë të pafajshëm duhet të vijnë dhe të përballën”, tha Bunjaku.
Ankesa pati edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj tha se qëllimi i pozitës është të fshehin të vërtetën.
“Po shihet qartë se atyre fare nuk iu intereson interesi publik por ai vetjak. Na kanë mbyt duke thënë se keni pas korrupsion, keqpërdorime, abuzime për 20 vjet dhe tashmë po e shihini se vetë janë për t’i mbrojtur vjedhjet. Çfarë ka ndryshuar VV, kanë ndryshuar parimet, apo mënyra si të abuzohet shteti, ku në këtë mënyrë mashtrojnë qytetarët e Kosovës për atë që kanë pasur kauzë luftimin e dukurive negative”, tha Lekaj.
Ndërkaq, takimi i radhës është vendosur të mbahet enjten nga ora 09:30.