Konstitutimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të gjashtën herë, pasi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 57 vota.
Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim pas propozimit të deputetit Glauk Konjufca, i cili kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për të zhbllokuar situatën politike.
“Emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ju kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta zhbllokojmë situatën në të cilën kemi mbetur”, tha Konjufca para procesit të votimit.