Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e partive nuk u arrit konsensus, ndërsa disa prej tyre e kanë braktisur takimin.
Ai bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet të shtunën, më 19 prill, në orën 12:00.
“Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00, 19 prill, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.