Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, si shkak i kësaj ka qenë mungesa e shefave të grupeve parlamentare.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.