UBT News

​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar shqyrtimi i projektligjeve që ishin paraparë të mbahen të mërkurën në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Shkak për këtë është bërë një kërkesë e mazhorancës që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit, tha se shumica parlamentare taktikisht po ik nga debatet për ligje të rëndësishme siç janë ai për Fondin Sovran dhe Ligji për Metrologji.

“Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për ligjin e Fondit Sovran dhe për ligjet e tjera të ndjeshme të cilat po e prekin ekonominë e vendit. Mungesa e debatit lë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një ligj jo zhvillimor”, tha Shala.

Exit mobile version