Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën ishte paraparë raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola tha se në mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajnë.
“Fatkeqësisht nuk kemi kourum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të korurumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha ai.
Raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u vendos që të mbahet në fillim të sesionit vjeshtor.
Në këtë mbledhje, pikë e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.