Raundi i parë i votimit u përsërit, për shkak se vetëm 78 deputetë kanë marrë pjesë në procesin e votimit, e që do të duhej të ishin 80 deputetë.
Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje në emër të komisionit për organizmin e votimit për president, ka konstatuar se në seancë kanë qenë 82 deputetë dhe 78 deputetë kanë marrë pjesë në votim.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se duhet të përsëritet votimi i parë dhe propozoi përsëritjen e votimit të parë.
Në garë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.