UBT News

Dëshmitari i 7-të tregon kur shkoi në shtabin në Kukës dhe si takoi Shalën

Dëshmitari i shtatë i ZPS-së kundër Pjetër Shalës gjatë dhënies së dëshmisë të tij para Gjykatës Speciale se në muajin maj të vitit 1999, kishte arritur në shtabin, në Kukës dhe se aty e kishte takuar Pjetër Shalën. Madje sipas dëshmisë së tij, në ditën e dytë të qëndrimin në këtë lokacion, ai edhe kishte luajtur me letra me Shalën.

Derisa dëshmitari me kodin numër 1, po i përgjigjet pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ai përshkruaji se si dukej magazina ku ai kishte qëndruar.

Prokurori: A mund t’ia përshkruash trupit gjykues se si dukej ky vend?

Dëshmitari: Shtabi i kanë pas zyrat si të hyjsh tek rampa në anën e majtë kanë qenë zyrat dhe në dhomat çka kanë pas në dytin kat nuk kam qenë. A në fund të fundit atje ka qenë kuzhina në anën tjetër të majtë. Në anën tjetër kanë qenë dhomat ku kam qenë unë i mbyllur. Pasi ma kanë ndërruar vendin në anën e djathtë kam qenë dhoma ku kam qenë unë i mbyllur.

Prokurori i specializuar kërkoi të di më shumë informacione se çfarë kishte bërë dëshmitari në ditën e dytë të qëndrimit në këtë magazinë.

E dëshmitari tha se atë ditë kishte qëndruar me Pjetër Shalën, me një polic ushtarak dhe po ashtu një polic tjetër ku në mbrëmje edhe kanë luajtur letra.

Prokurori: Çfarë bëtë ditën e dytë a ju kujtohet?

Dëshmitari: Ditën e dytë kemi ndejt me të njëjtit njerëz me Pjetrin janë kanë edhe një i policisë ushtarake dhe një polic tjetër dhe kah mbrëmja kemi luajtur edhe letra.

Prokurori: Dhe atë ditë ditën e dytë a ke qenë në gjendje të lëvizësh lirisht aty brenda shtabit, shembull me dal prej magazinës në oborr, a ke mund të lëvizësh lirshëm atë ditë?

Dëshmitari: Ishin kanë duke verifikuar për ne e ne se kemi ditur

Më pas, prokurori i ZPS-së, Minicis pyeti dëshmitarin e shtatë se gjatë qëndrimit të tij a kishte parë persona tjerë krahas atyre që i përmendi.

Dëshmitari deklaroi se kishte parë një person nga Drenica, i cili qëndronte në magazinën e ushqimit, dhe në ditën e tretë kishte parë edhe tre romë.

Dëshmitari: Po i kam parë këta që janë marr me magazinën tjetër të ushqimit ka qenë një i Drenicës… dhe një tjetër qysh ka qenë.

Prokurori i specializuar, Filippo De Minicis tutje për magazinën ku kishte qëndruar dëshmitari, dhe duke dhënë detaje dëshmitari i shtatë u shpreh se poshtë magazinës ka qenë një ordinacë e vogël mjekësore dhe zyrat e komandantëve.

Ndërsa, në katin e dytë u shpreh se nuk e di se çka ka pas pasi nuk ka qenë aty.

Për t’i freskuar kujtesën dëshmitarit lidhur me të dhënat shtesë për herën e parë që i ka parë këta persona, ZPS kërkoi që të përdorej deklarata e tij e mëhershme, por që më pas seanca kaloi në sesion privat.

Ndërsa, trupi gjykues qysh në nisje të dhënies së dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të ZPS-së kundër Pjetër Shala tregoi se dëshmia e këtij dëshmitari do të jetë kryesisht e mbyllur për publikun.

Derisa, dëshmitari po e jep dëshminë e tij nga salla e gjyqit, Pjetër Shala këtë dëshmi kundër tij po e dëgjon përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

Exit mobile version