UBT News

Dëshmitarët: Sulmuesi në dyqanin Walmart shënjestroi njerëz të caktuar

Një dëshmitare nga vendi i ngjarjes thotë se menaxheri i dyqanit Walmart, i cili qëlloi për vdekje gjashtë bashkëpunëtorë të tij në Virxhinia, i shënjestroi ata.

Jessica Wilczewski tha se punëtorët ishin mbledhur në një dhomë pushimi në dyqan për të filluar turnin e tyre gjatë natës të martën mbrëma, kur udhëheqësi i ekipit, Andre Bing hyri dhe hapi zjarr me një pistoletë. Një tjetër dëshmitare thotë se ai i shënjestroi disa njerëz.

“Mënyra se si ai po vepronte, sikurse ishte duke shkuar në gjueti”, tha Wilczewski për Associated Press të enjten.

Sipas saj, ai po i qëllonte njerëzit që ishin tashmë në tokë. Ajo tha se e vëzhgoi teksa po qëllonte mbi njerëzit që ishin tashmë në tokë.

Wilczewski tha se ajo kishte punuar në dyqan vetëm për pesë ditë dhe nuk e dinte se me kë ai kishte raporte të mira apo probleme./UBTNews/

Exit mobile version