UBT News

Derna: Uji i ndotur është shqetësimi më i madh, thotë ministri libian

Members of the rescue teams from the Egyptian army carry a dead body as they walk in the mud between the destroyed buildings, after a powerful storm and heavy rainfall hit Libya, in Derna, Libya September 13, 2023. REUTERS/Ahmed Elumami TPX IMAGES OF THE DAY

Ministri i Shëndetësisë i Libisë, Othman Abdul Jalil i tha programit Newshour të Shërbimit Botëror të BBC-së se gjashtë spitale dhe klinika të reja janë ngritur në anën lindore dhe perëndimore të vendit dhe se prioritet i të gjithëve është rikthimi i ndihmës dhe shërbimeve mjekësore.

“Shqetësimi më i madh tani është uji i ndotur… Furnizimi me ujë në qytet varet nga puset nëntokësore. Shumica e puseve janë mbuluar me baltë, janë dëmtuar ose kontaminuar me ujëra të zeza”, thotë Othman.

Ai shton se ushtria u tha njerezve përpara katastrofës që të linin shtëpitë e tyre për në male: “Shumë prej tyre e bënë, por për fat të keq disa njerëz menduan se ishte një ekzagjerim.

“Nuk kishte udhëzime që u kërkonin njerëzve të qëndronin në shtëpitë e tyre, përveç zonave ku ata nuk ishin në rrugën e ujit”.

Ai shtoi: “Kam dëgjuar njerëz që thonë se digat nuk po mirëmbahen… Nuk mendoj se është në të vërtetë kështu. Kjo stuhi ishte e paprecedentë… sasia e ujit kaloi 450 mm në një kohë shumë të shkurtër”./UBTNews/

Exit mobile version