Paraditen e sotme, teksa të gjithë ishin rreshtuar për të falur Kurban Bajramin, Presidentit në detyrë të Malit, Assimi Goita, është sulmuar me thikë.
Ai ndodhej në xhaminë Bamokos kur ndodhi incidenti, e fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Zyra e presidentit doli me një deklaratë për shtyp, ku bëri me dije se, ish-koloneli i forcave speciale, shpëtoi pa lëndime nga ky incident dhe se trupat e sigurisë arrestuan personin e armatosur me thikë që tentoi të kryente këtë akt.
“Çdo gjë është mirë. Nuk ka asnjë problem. Kjo është pjesë e të qenit lider”, u shpreh Goita në televizionin shtetëror pas sulmit.
Situata në Mali është e paqëndrueshme. Prej disa vitesh, vendi ka hyrë në një krizë politike, që pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Ibrahim Boubacar Keita, nga një grusht i organizuar nga Goita.