Mërgimtarët, edhe sot po përballen me pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar.
Pritjet më të gjata janë në dalje, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 120-180 minuta, derisa kolona është 1000-1100 metra.
Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 75 minuta, ndërsa kolona 300 metra, shkruan KosovaPress.
Pritje deri në 20 minuta për të dalë nga vendi ka në pikën e kalimit kufitar, Jarinje, derisa pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të vogla.
Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./KosovaPress