Në zgjedhjet parlamentare në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit, të cilat sot përsëriten për herë të dytë, deri në orën 16:00, sipas Komisionit Komunal Zgjedhor kanë votuar 358 persona nga 1 mijë e 89 votues me të drejtë vote, apo 32,9 për qind.
Në rivotimin e parë më 28 prill deri në ora 16:00 patën votuar 450 persona apo rreth 41,3 për qind.
Anëtarët e komisionit nuk kanë theksuar ndonjë parregullsi deri më tani, gjersa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës u ka bërë thirrje qytetarëve tërnocas për dalje masovike.
KShL-së i duhen rreth 650 vota për ta fituar një ulëse në Parlamentin e Serbisë./UBTNews/