UBT News

Deri në muajin maj pritet të arrijnë në Kosovë edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës antiCOVID

Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës antiCOVID do të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj përmes COVAX-it. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e programit të UNICEF-it në Kosovë.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX.Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu76,800 additional doses of #COVID19 vaccines will be delivered to Kosovo through May 2021 via COVAX.We are not safe, until everyone is safe!”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt,…

Posted by Unicef Kosovo Programme on Tuesday, March 30, 2021

Të dielën mbrëma kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version