UBT News

Deri në katër orë pritjet në Merdarë

Qytetarët që po e lënë Kosovën, po presin deri në katër orë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, ndërsa mbi një orë te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, pritjet janë 180-240 minuta, derisa kolonat deri në 2000 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 60-90 minuta, derisa kolonat 300-400 metra.

Ndërkaq, pritjet në hyrje në këto dy pika të kalimit kufitar janë 3-5 minuta në Merdarë dhe 5-10 minuta te Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurta në krahasim me pritjet në pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Exit mobile version