UBT News

Deri në katër orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Qytetarët janë duke pritur deri në katër orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave të qytetarëve që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdare është 3500 metra.

Mbi dy orë janë duke pritur edhe qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë dhe po ashtu dy orë në pikëkalimin kufitar në Mutivodë. Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur nga një orë.

Në pikat e tjera ka pritje tri deri në pesë minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Exit mobile version