UBT News

Deri në fund të javës India do ta kalojë Kinën për nga numri i popullsisë

India do të bëhet shteti më i populluar në botë deri në fund të kësaj jave, duke kaluar edhe Kinën, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave që u publikuan së fundmi, popullsia e Indisë do të arrijë në 1 miliard e 425 milionë e 775 mijë e 850 deri në fund të muajit prill.

Një trup tjetër brenda OKB-së parashikoi javën e kaluar se India do ta kalojë Kinën për nga numri i popullsisë nga mesi i këtij viti.

Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.

Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë njoftoi javën e kaluar që India do të ketë 2.9 milionë banorë më shumë se Kina deri në mesin e vitit 2023./UBTNews/

Exit mobile version