Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.
Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ndërsa pikat më të ngarkuara kufitare në dalje janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë 30-35 minuta, derisa kolonat janë 150 metra. 30 deri në 35 minuta pritjet në hyrje janë edhe në pikën e kalimit kufitar Muçibabë, ndërsa kolona është 150 metra.
Ndërkaq, pritje më të gjata ka në dalje të vendit. Në Merdarë, mërgimtarët po presin deri në dy orë, derisa kolona është 500-600 metra. Ndërsa, te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 30-35 minuta e kolonat deri në 150 metra.
Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.