UBT News

Deri në 6 milionë euro i kushton buxhetit pagesa e polisës kufitare për diasporën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ministri Murati tha se parashikohet që pagesa e polisës kufitare për diasporën të kushtojë nga 5 deri në 6 milionë euro.

Murati tha se mbledhja e së martës së Qeverisë ishte voluminozë e me vendime të mira.

“Sot kishim një mbledhje voluminoze dhe janë marr vendime të mirë në zbatim të programit Qeverisës. Sa i përket MF-së kishim dy pika që bënin me marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Kostoja përfundimtare mund të dihet në fund, supozimi është që të jetë diku 5-6 milionë euro”.

Përderisa Aliu ka përmendur projektligjin për shitjen e banesave të cilat nuk janë privatizuar gjatë viteve të 90-ta, derisa tha se këto banesa tash mund të blihen nga qytetarët, raporton EO.

“Ishte projektligji për shitjen e banesave dhe bëhet fjalë për banesat që nuk kanë arritur të privatizohen gjatë viteve të 90-ta dhe me këtë projektligj mund ti mundësohet qytetarët blerja e tyre”.

“Ne kemi ndërtime të shumta, por ka ngecur licencimi i inxhinierëve dhe arkitektëve dhe ky proces ka ngecur që shumë vite”.

Exit mobile version