Save the Children përmes një deklarate njoftoi se mijëra fëmijë palestinezë të zhdukur besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara, të ndaluar nga forcat izraelite, të varrosur në varre pa shenja ose të larguar nga familjet e tyre.
“Është pothuajse e pamundur të mblidhet dhe verifikohet informacioni në kushtet aktuale në Gaza”, tha grupi britanik i ndihmës, “por të paktën 17 mijë fëmijë besohet të jenë të pashoqëruar dhe të ndarë dhe rreth 4 mijë fëmijë mund të jenë të zhdukur nën rrënoja, me një numër i panjohur edhe në varreza masive”.
Save the Children njoftoi se “Shumë të tjerë janë zhdukur me forcë, përfshirë një numër të panjohur të arrestuar dhe transferuar me forcë jashtë Gazës, vendndodhja e tyre e panjohur për familjet e tyre mes raporteve për keqtrajtime dhe tortura”./UBTNews/