Shumë bashkëatdhetarë po i kalojnë pushimet në vendlindje, e disa prej tyre tanimë i kanë përfunduar ato dhe po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Prandaj në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, vërehet fluks më i madh këtyre ditëve.
Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së, ka përditësuar të dhënat e saj.
Sipas të dhënave pritje për të dalë nga Kosova më së shumti ka te Dheu i Bardhë, aty pritjet janë deri në 20 minuta kurse kolona e veturave mëngjesin e së hënës shkon deri në 100 metra.
Tek pikat e tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta.