UBT News

Deri më tani tetë të arrestuar si pasojë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona në lidhje me sulmin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi të dielën, duke e çuar në tetë numrin e të arrestuarve.

Sipas një njoftimi, dy personave të arrestuar më 25 shtator në një hotel në Banjskë u janë “konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”.

“Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona”, njoftoi Policia e Kosovës.

PK-ja njoftoi se situata në veri të vendit aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar./UBTNews/

Exit mobile version