UBT News

Deputetja ukrainase bën thirrje që shteti i saj ta njohë Kosovën

Deputetja ukrainase, Iryna Friz i ka bërë thirrje Ukrainës ta njohë Kosovën. Friz në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë postimin e ish-ambasadores Vlora Çitaku, e cila shpreh mbështetjen e saj për ukrainasit.

Friz në postim thekson se vëllezërit e vërtetë janë ata që ju mbështesin në momentet më të errëta të historisë.

“Duhet të bashkohemi me partnerët tanë perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovën dhe të marrim vendim për njohjen e Kosovës. Është koha të shoqëroheni me miqtë, jo të luani me armiqtë”, tha Friz./UBTNews/

https://www.facebook.com/Iryna.Friz/posts/509775627185847

Exit mobile version