UBT News

Deputetja suedeze preu flokët gjatë fjalimit të saj në shenjë solidariteti me gratë e Iranit

Një politikane suedeze preu flokët e saj gjatë një debati në Parlamentin Evropian për të treguar solidaritet me demonstratat antiqeveritare në Iran.

Anëtarja e Parlamentit Evropian me origjinë nga Iraku, Abir Al-Sahlani, doli në foltore për të folur për shtypjen e të drejtave të grave në Iran.

“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju”, tha ajo, para se të nxirrte gërshërët dhe të priste flokët e saj.

Protestat shpërthyen pasi një vajzë me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe u rrah nga policia e “moralit” e Iranit për mbajtjen e “papërshtatshme” të mbulesës./UBTNews/

Swedish politician cuts off hair in solidarity with women in Iran | DW News

Exit mobile version