UBT News

Deputetja e VV-së: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit kundër mërgatës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila u shpreh se LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Lista e Vuçiqit janë kundër mërgatës.

“Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e saj.

Pacolli thotë se votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend.

“Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mëgatës e shtetit të Kosovës”, përfundoi ajo./UBTNews

Exit mobile version