UBT News

Deputetja e PDK-së reagon pas tollovisë te 1 Tetori: Merrni mësim nga Shqipëria

Deputetja e PDK-së reagon pas tollovisë te 1 Tetori: Merrni mësim nga Shqipëria

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur papërgjegjësi totale e dështim menaxhimin e vaksionimit te Salla 1 Tetori në Prishtinë.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të marrë mësim nga menaxhimi i procesit të vaksinimit në Shqipëri, duke pasqyruar me foto tollovinë te 1 Tetori dhe rendin e pritjes gjatë vaksinimit në një qendër në Tiranë.

“Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit”.

“Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj”.

“Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosove dhe Shqipëri”, shkruan Deliu./UBTNEWS

Exit mobile version