Deputetja a e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka paralajmëruar se do ta padisë Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë ajo e bëri të ditur gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ka marr kërcënim nga Sadriu.
“I rrethuar nga pushteti, ai ka marr guximin që të kërcënojë deputetë. Kjo erdhi pas publikimit të fakteve të jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë”.
“Ai ndoshta ka menduar që përmes kësaj letre kërcënuese mund të frikësohem dhe të heshti, por i bëj thirrje se keni gabuar adresë. PDK dhe unë do të vazhdojmë të denoncojmë çdo zhvatje të buxhetit të Kosovës. Nga ky Kuvend bëj me dije se menjëherë pas seancës do ta padisë në organet e gjyqësisë për vetëgjyqësinë që ka bërë ndaj meje”.
“Burri i presidentes është duke luajtur edhe rolin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Ai së bashku me presidenten Osmani marrin mbi 70 mijë euro paga gjatë vitit. Ky pushtet dhe familjaret e tyre po tentojnë të ndalin fjalën e lirë të deputetit. Marrin para të majme, jetojnë në lagje luksoze dhe kërcënojnë secilin që raporton të bëmat e tyre”, deklaroi Zejnullahu.