Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se është në vetizolim.
“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje. U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë”, shkroi ajo në Facebook.
Në fund Deliu-Kodra u lut që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë, dhe kërkoi nga qytetarët respektim të masave./UBTNews