Aitor Esteban, anëtar i Dhomës së Ulët në Kongresin e deputetëve spanjollë nga Partia Nacionaliste Baske, i bëri thirrje kryeministrit Pedro Sanchez që të njohë Kosovën.
Ai tha në seancën e së mërkurës se as Spanja nuk duhet të ketë frikë nga ndarjet e saj, sepse do të ndodhë “ajo që duhet të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave ekzistuese për pavarësinë e Katalonjës dhe të Baskëve.
“Sa i përket Kosovës, dihet që tashmë ka pasur ndeshje futbolli”, ka thënë Esteban me rastin e ndeshjes së futbollit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, e cila u pasua me polemika, pasi Spanja ende nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.
Esteban akuzoi gjithashtu Serbinë se nuk flet për ndjekjen penale të krimeve të luftës.