Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka njoftuar përmes një video në rrjetin social Facebook, për eksplodim të kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në Facebook.
Skënder Bucolli, nga KEK e ka mohuar se ka pasur eksplodim në pjesën që po raportohet, porse tha se ka pasur një djegie jashtë saj, që pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.
Sipas tij dëmet janë të vogla dhe të riparueshme.