UBT News

Deputeti konservator – kryeministrit britanik: Për hir të Zotit, largohu!

Një deputet konservator bëri thirrje që Boris Johnson të japë dorëheqjen për shkak të skandalit, i cili po njihet tashmë në publik si ‘partygate’.

Johnson u kërkoi përsëri deputetëve britanikë që të prisnin hetimin nga një nëpunës civil, raporti i të cilit pritet të përfundoi në fund të muajit.

Por disa deputetë konservatorë duket se kanë humbur besimin në aftësinë e kryeministrit për të udhëhequr vendin, me deputetin e Bury South, Christian Wakeford që dezertoi në Partinë Laburiste.

Ndërsa deputeti konservator David Davis tha se ai kishte shpenzuar “javë dhe muaj” duke mbrojtur kryeministrin ndaj votuesve të cilët ishin të zemëruar.

Duke i kujtuar atij një citim të një deputeti drejtuar Neville Chamberlain, ai tha, “Ju keni qëndruar atje për një kohë të gjatë për të gjitha të mirat që keni bërë, për hir të Zotit, largohuni”.

Johnson shmangu pyetjet në lidhje me udhëheqjen e tij duke promovuar punën e qeverisë së tij kundër Covid-19 dhe përhapjen e vaksinës.

Në dy javët e fundit, Johnson ka lëshuar një sërë kërkim faljesh dhe ka mbrojtur veprimet e tij, ndërsa skandali vazhdon të vë në pikëpyetje lidershipin e tij./UBTNews/

Exit mobile version