UBT News

Deputeti Kamberi: Koha për vende të rezervuara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të dalin me kërkesë për vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë. Ai ka deklaruar se krizat e sotme në Parlamentin e Serbisë, po e çojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare dhe për zgjedhjet për kryeqytet.

“Kriza e sotme në parlament, qoftë e dirigjuar apo imponuar, po e çon Serbinë në zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjedhjet për kryeqytet. Shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare po imponon ndryshim të kushteve dhe sistemit zgjedhorë. E sistemi i ndryshuar zgjedhorë do të duhet patjetër të trajtojë edhe kërkesat dhe nevojat e pakicave. Ky do të jetë momenti që shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të garantuara të përfaqësimit në parlament”, ka thënë Kamberi./UBTNews/

Exit mobile version