Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha se edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e pranoi se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Bajqinovci u shpreh se janë arrestuar njerëz koti.
“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot. Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezē dhe 16 kilogram kafe.”, shkroi Bajqinovci në Facebook.
Kryeministri Hoti sot në një konferencë për media deklaroi se ndër arsyet që e shkarkoi ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ishte edhe keqmenaxhimi i aksionit të policisë në Karaçevë./UBTNews